Jim Belushi në Shqipëri, takohet me Veliajn. Do të promovojë Tiranën në mediat amerikane

“Shikoni kush na ka ardhur për vizitë!
I madhi Jim Belushipo realizon një super dokumentar për Tiranën, që do të shfaqet në një nga mediat kryesore amerikane– një dhuratë e çmuar për promovimin e kryeqytetit shqiptar, të cilin e do shumë.
Faleminderit Jim!”- shkruan Veliaj në facebook.

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

“Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”, i tha Veliaj aktorit shqiptar. Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Xhim Belushi ka rrëfyer se e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Veliaj u shpreh krenar se një aktor i madh si ai do të jetë promovuesi i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë.

Dje pasdite Belushi përshëndeti edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Më pas, Veliaj ndau me ta edhe se çfarë i kishte rrëfyer aktori.

“Më pëlqeu shumë që Xhim Belushi më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Më vjen mirë që po xhirohet për një nga mediat kryesore amerikane një dokumentar për imazhin dhe historinë e Tiranës. Është një privilegj i madh që Belushi është në Tiranë dhe që dëshmon në vetë të parë një Tiranë të transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP