Kandidati Joe Biden flet para publikut amerikan: Është e qartë se kam fituar!

Ka dalë në këto momente në një deklaratë për mediat kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden. Bien u shpreh se “është e qartë e kam marrë 270 vota për të qenë Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Megjithatë, ai bëri thirrje për numërimin e çdo vote.

Le të jem i qartë, çdo votë do të numërohet. Ne duhet të sillemi si amerikanë dhe si një komb që përfaqësojmë vlerat më të mira”,- tha Biden.

Ai shtoi se “më shumë amerikanë kanë votuar se në gjithë historinë e votimit. Është e jashtëzakonshme. Nëse keni pasur dyshime,  s’duhet të keni më. Në Michigan kryesojmë me vota dhe po rritet. Ndjehem mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të këtyre votave në Pensilvani. Kemi fituar shumicën e këtyre njërëzve në Amerikë. Jemi duke mbajtur shënim për këto vota që do të rriten gjithmonë e më shumë. Jam krenar për fushatën tonë. Kjo është arritje e madhe, ka qënë fushatë e gjatë dhe e vështirë. Por më e vështirë koha që ka kaluar vendi ynë. Sapo zgjedhjet të mbarojnë, duhet ti lëmë pas zgjedhjet dhe të dëgjojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin. E di që s’do jetë e lehtë, nuk jam naiv. E di mirë që për të bërë para s’duhet t’i trajtopjmë kundërshtarët si armiq. Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndaj. Presidenca nuk është institucion partizan por zyrë e këtij kombi. Do punoj fort për ata që votuan dhe ata që nuk votuan për mua. Çdo votë do numërohet, askush s’do na marri nga duart demokracinë. Ne nuk do të rrimë të heshtuar, nuk do të përçahemi. Kam siguri se do të jemi triumfues. Kjo nuk do të jetë vetëm fitoja ime por për të gjithë vendin tonë. Zoti iu bekoftë”,- tha Biden

Ndërkohë ekipi elektoral i Trump njoftoi se ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë. Ankesat në të dy shtetet kërkojnë qasje më të mirë të vëzhguesve në qendrat ku përpunohen dhe numërohen votat.

Ekipi elektoral i zotit Trump po ashtu kërkon të jetë pjesë e një ankese tjetër në Pensilvani që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, që ka të bëjë me numërimin ose jo të votave që mbërrijnë në qendrat e numërimit tre ditë pas mbylljes së votimeve, sipas nën-kryetarit të ekipit elektoral të zotit Trump Justin Clark. Avokatët e presidentit po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t’u krijohet një qasje “domethënëse” në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar. Presidenti Trump është në disavantazh të lehtë ndaj rivalit demokrat Biden në Miçigan. Presidenti vazhdon të kryesojë në Pensilvani, por diferenca po shkurtohet sa më shumë vota që numërohen.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP