Jonila Godole: Basha iku, por nuk duhet të rikthehet Berisha
Jonila Godole, një gazetare e njohur, por që edhe e angazhuar në drejtimin e PD me të tjerë, ka thënë prerë se nuik duhet rikthim të ish-kryeministrit Berisha.
Jonila Godole tha: “Donin dorëheqjen e liderit, e dha! E kërkuan dhe e dha, ku është parë kjo. Për mua humbja e zgjedhjeve të 6 marsit nuk është arsye për dorëheqjen e tij. E dimë se si u fut në zgjedhje. Ka diça që nuk shkon, pse PD nuk merr dot elektoratin që mbushin sheshet në protesta.
Gjëja më normale do të ishte të tërhiqej edhe pala tjetër, i shpallur non grata. Kush do vijë në krye të PD? Një person jo non-grata. Një person nongrata nuk do të kishte mbështetje të ndërkombëtarëve. Nëse akti i Bashës shoqërohet me një hap pas të Berishës,atëhere PD do të çlirohej dhe gara do të hapej”.
KOHA JONË SONDAZH

