Jorida Tabaku e humbi integritetin, live tregoi se komandohet nga Gazmend Bardhi

Nga Daniel Muçaku-

Sonte në komisionin hetimor parlamentar ishte Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, që ishte në cilësinë e ish-ministrit të Energjitikës.

Përgjigjet e ish-ministrit Gjiknuri ishin korrekte dhe shterruese ndaj pyetjeve të deputetëve të komisionit hetimor, por ajo që doli jo korrekte ishte se disa herë ndërhyri live Gazmend Bardhi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, duke përdorur Jorida Tabakun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni hetimor parlamentar është ngritur nga kuvendi dhe ka drejtuese Jorida Tabakun, e cila duhet të komandohet nga ligji dhe nga vetvetja. Nëse deri tani Jorida Tabaku ka treguar integritet, realisht, pavarësisht rolit të saj politik opozitar, por sonte (datë 22 shkurt 2022) Jorida Tabaku e theu imazhin e krijuar për të, sepse disa herë nxori në komision çfarë i thoshte Gazmend Bardhi nga zyrat e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

E themi këtë se zonja Tabaku mbetet njeri me integritet të lartë, e pa akuzuar për korrupsion dhe që thotë mendimin e saj, ndërsa sonte kushedi e detyruar nga partia, e grisi vetveten dhe i shërbeu live Gazmend Bardhit. E jo një rast, por disa herë deri sa u krijua ilaritet në sallen e komisionit hetimor, aq me tepër që zoti Bardhi dhe zoti Gjiknuri janë në përballje gjyqësore e nuk mund të keqpërdorej zonja Tabaku për llogari të numrit dy në PD.

E fundit, edhe kjo që njihej nga publiku, bashkë me deputetin Agron Gjekmarkaj, si deputetë me integritet e humbi sonte këtë përceptim publik.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?