Jorida Tabaku: SPAK të arrestojë qeveritarë për aferën e inceneratorëve

Ndërkohë që SPAK-u po kërkon arrestimin e Stela Gugalles dhe Klodian Zotos, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se pushtetarët e sotëm ka mundësi ti vrasin dhe ti hedhin në ndonjë kanal që të mos kenë gojën të flasin për drejtësinë.

Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe PD nuk ndalojnë në denoncimin e aferës së inceneratorëve. Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se Komisioni Hetimor i Inceneratorëve faktoi sot se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.

Deputetja karizmatike,Tabaku tha: “Janë 10 kompani që janë hapur nga Zoto dhe Mërtiri që kanë kontraktuar veten. Çdo punë në këto tre inceneratorë janë bërë nga nën kompani kontraktuese. E gjithë ekonomia shqiptare u mbyll inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane. Ne kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave që kanë shkuar në kompani fiktive, në pronësi të kompanive të Gugallias dhe Zotos. Një koncesion që sot po i heq të ardhura buxhetit të shtetit. Kjo kontratë koncesionare, që është një letër bakalli shet të drejtat për të shitur energjinë”, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?