Jozefina Topalli: Lista e kandidatëve të Lulzim Bashës nuk është e PD

Ish-Kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka kritikuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në emisionin “Të paekspozuarit”, Topalli u shpreh se ato që ka thënë për listën e kandidatëve, si listë të familjes Basha qëndrojnë. “Kjo nuk është lista e PD-së”,- tha Topalli.

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli  shpjegoi deklaratën e saj kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilën e cilësoi si lider “të rremë”.  “Pse i rremë?! Unë do ta përshkruaja jo të ashpër, pasi ka një të vërtetë të madhe, e cila mund të verifikohet në ditët e fundit. Shumë njerëz e konstatonin në deklarata dhe unë jam e bindur se është e vërtetë. E rremë, është fjala e përshtatshme që përshkruan z. Basha, sidomos për katër vitet e fundit, por edhe më përpara. Sot është një situatë e paprecedentë, e rremë dhe Republika e Re, e rremë dhe Çadra, të rremë dhe takimet, dhe lista, dhe lista e Bashës nuk është e PD”,- tha Topalli.

Topalli deklaroi se Lista Basha është hartuar për interesa të familjarëve të tij. “Unë nuk kam asnjë shpërthim dhe nuk jam shprehur ashpër, por kam bërë një reagim për një situatë që është jo e zakonshme. Një në planin e keqqeverisjes, që është mbushur vendi me drogë, që shqiptarët që kanë ikur dhe nga ana tjetër kemi një opozitë ose më mirë kemi z. Basha i cili reflekton tek njerëzit, diçka që nuk shkon. Pse listat e tij janë të braktisura? Ku është PD ku përballë është kryeministri me keqqeverisjen më të keqe, më alarmante? Cila është opozita sot? Ndihej dhe shoh që lista është e braktisur, ajo që ishte PD. Po shkon drejt rrënimit. Z. Basha me vendim personal nuk donte që PD të hynte në zgjedhje, dhe pastaj “Lista” Basha që nuk ka kaluar në asnjë forum. Lista reflekton interesa të biznesit të familjes Basha dhe të biznesit të vendit, në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD, në këto zgjedhje PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve”,- tha Topalli.

Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit  Basha. “Kjo nuk është opozita, ku vendimet vijnë nga pjestarë të familjes Basha. Opozita ka bërë ca përpjekjë të fuqishme për dekriminalizimin dhe unë jam krenare dhe e kam fillu vetë betejën dhe e kam gjetur veten të vetmuar dhe të kërcënuar. Kishte mbledhje grupi nuk fliste një fjalë për ligjin e arsimit, kryetari Basha nuk fliste, vetëm unë flisja në mbledhje grupi për ligjin e arsimit. PD është drejt rrënimit, Topalli është e vertëtë, me imazhin e saj, gjatë këtyre 20 viteve kam pasur edhe privilegje, por edhe sakrifica. E kam provuar edhe lidershipin e PD, dhe në krye të institucioneve të shtetit. Unë nuk besoj se ka një grua tjetër të ketë bërë një karrierë si unë. Unë e kam mbyllur ambicjen për karrierë, prandaj unë sot do tja kthej borxhin demokratëve”,- tha Topalli.

E pyetur nëse largimi i saj nga listat e kandidatëve bazohet në humbjen e PD në Shkodër në vitin 2013, Topalli u shpreh se në vitin 2013 humbja më e madhe ka qenë në Tiranë ku ishte Basha. “Në Shkodër fitoi krimi, unë skam qenë ndonjehërë Ministër i Brendëshëm por kryetare parlamenti. Në vitin 2013 Nëse ka pasur një rezultat humbje që ka pas humbje ka qenë Tirana, ku Basha ishte kreu i Bashkisë së Tiranës dhe ka pasur mbështetje nga Berisha dhe unë, për ti shërbyer qytetarëve. Sot po testohet Basha jo partia demokratike”,- tha Topalli.

SHKARKO APP