Jozefina Topalli: Ne si PD, me Berishën, gabuam me çështjen e pronës. Basha bashkëpunon me Ramën

Jozefina Topalli në studion e Sokol Ballës në news24 tha se në kohën kur isha në PD, me Sali Berishën, gabuam shumë në çështjen e pronës private, sepse nuk ishim korrekt dhe serioz në këtë problem madhor për shqiptarët.

Po kështu zonja Topalli bëri autokritikë për kohën kur drejtonte PD-ja në lidhje me arsimin, pra liberalizimin e skajshëm të tij, sepse nuk u kontrollua.

Më tej Jozefina Topalli akuzoi Lulzim Bashën se mbetet në bashkëpunim me Edi Ramën. Ajo theksoi se “Në 2017 votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Të dy kryetarët e partive Rama dhe Basha kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017. Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”. PD jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzuar për manipulim me votat, Gjiknuri. Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.

 

SHKARKO APP