E padëgjuar/Kandidati republikan në SHBA fiton zgjedhjet, por kishte vdekur para 1 muaji nga Covid-19

Mund të duket e pabesueshme, por ka ndodhur me të vërtetë. Në Dakotën e Veriut, një kandidat i cili kishte humbur jetën për shkak të koronavirusit, ka fituar zgjedhjet e të martës.

Sipas Nju Jork Post, bëhet fjalë për republikanin David Andahl, 55-vjeçarin që vdiq muajin e kaluar pasi ishte shtruar 4 ditë në spital, i infektuar me Covid-19.

David Andahl dhe kandidati tjetër Dave Nehring, u zgjodhën për të përfaqësuar distriktin e 8-të të shtetit të Dakotës së Veriut, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Andahl vdiq pasi u shtrua në spital për rreth katër ditë, tha nëna e tij, Pat Andahl për The Bismarck Times.

Nëna tha se djali i saj ishte treguar “shumë i kujdesshëm” gjatë pandemisë, dhe kishte shumë dëshirë t’i fitonte zgjedhjet.

“Ai kishte shumë deshira për qarkun e tij … dhe donte t’i bënte gjërat më mirë, fokusi i tij ishte në bujqësi. Ai donte përmiresime për fermerët dhe industrinë e qymyrit”, tha ajo.

SHKARKO APP