Kaos në Kirgistan pas manipulimit të zgjedhjeve, digjet parlamenti

Vjedhja e zgjedhjeve nga qeveria në Kirgistan ka shkaktuar kaos në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi zgjedhjet që i jepnin shumicën e mandateve deputetëve, ndërsa qeveria u detyrua të dorëhiqet. Largimi i qeverisë erdhi pas protestave masive që shpërthyen në qytetet kryesore të vendit, raporton CNN.

Kreu i qeverisë Kubatbek Boronov është zëvendësuar nga politikani Sadyr Japarov, i cili ishte arrestuar nga qeveria më herët. Edhe presidenti i vendit, Sooronbai Jeenbekov ka deklaruar se do të largohet. Ndërkohë protestave të opozitës dhe qytetarëve partia në pushtet u është përgjigjur me dhunë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se opozita ka marrë kontrollin e parlamentit dhe i ka vënë zjarrin një pjese të godinës.

Edhe pse zgjedhjet ishin problematike, ambasada perendimore në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet. “Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i votimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht efiçient,” thuhet në deklaratë. Dy presidentë janë rrëzuar në Kirgistan gjatë 15 viteve të fundit.

TOPSHOT – People protesting the results of a parliamentary vote gather by a bonfire in front of the seized main government building, known as the White House, in Bishkek, on October 6, 2020. – Kyrgyzstan was deep in political crisis Tuesday with its pro-Russian president insisting he was in control despite protesters capturing the seat of government and freeing his predecessor and nemesis following violent clashes with police. (Photo by VYACHESLAV OSELEDKO / AFP) (Photo by VYACHESLAV OSELEDKO/AFP via Getty Images)

Video/Pamje nga protestat në Kirgistan

„Putschversuch“ in Kirgistan: Präsident Dscheenbekow ruft zum Gewaltverzicht auf
Kirgisistan: „Wir brauchen Abgeordnete mit weißer Weste“

SHKARKO APP