Karl Bild: Ideja e Vuçiç-Thaçi është ideuar nga kryeministri Rama
Nga pak e përditë po dalin të dhëna të reja. Ideja nuk është aspak e re, ajo ishte e rrezikshme në të kaluarën dhe mbetet e tillë edhe në të tashmen. Ish-lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, dhe udhëheqësi i Kroacisë, Franjo Tuxhman, komplotuan në fillim të viteve 1990 për të ndarë Bosnjën midis tyre. Por reagimi ndërkombëtar i ndaloi ato plane.
Po kështu mund të vihet në diskutim ekzistenca e Maqedonisë, pasi shqiptarët e këtij shteti, te cilët janë shtetformues, do të fillojnë të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë.
Edi Rama nuk ka folur këto ditë nëse është pro apo kundër versiont të ndarjes së Kosovës, por sipas asaj që thotë Karl Bild, ish kryeministër i Suedisë, aktualisht kolumnisht për “The Washington Post” qëndrimi i tij është pro idesë së Vuçiç për të marrë territore të shtetit të Kosovës në shkëmbim të njohjes në OKB. Në një analizë botuar në prestigjiozen amerikane, Bildt zbulon qëndrimin e Ramës, që siç e quan ai është pro idesë së Vuçiç.
“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, sic me tha mua’ shkruan Bildt për gazetën amerikane. “Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.
Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur per kete ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bildt.
“Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht te luaje me zjarrin. Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thejsht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”.
Deri më tani, politika e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë e qartë: Kufijtë që ishin në Jugosllavinë e vjetër duhet të mbeten në vend dhe zgjidhjet duhet të kërkohen brenda tyre. Për të ballkanizuar më tej Ballkanin është hapja e rajonit për konflikte të mëtejshme dhe gjakderdhje shkruan Express. Gjendja e Kosovës mbetet një nga çështjet më të vështira në rajon. Nuk ishte zgjidhur nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, as nga pavarësia e vitit 2008 si shtet i pavarur dhe i njohur nga një numër i madh kombesh. Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.
Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete në Serbinë jugore.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po mendon përgjatë këtyre linjave, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama duket se ka qenë gjithashtu i hapur, siç më është thënë në bisedë, thotë Bildt. Si rrjedhojë, prirja për të ndarë është kthyer në rajon, i cili tashmë ka ballkanizuar shumë, vijon teksti.
Kjo është e rrezikshme, edhe Uashingtoni edhe Brukseli duhet t’i shohin rreziqet. Integrimi gradual i Serbisë dhe Shqipërisë në BE dhe NATO në bazë të kufijve ekzitues është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Loja me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu tani.