Kastriot Islami: Ndalimi im te Liqeni dhe shoqërimi në polici, akt banditesk urdhëruar nga Rama

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami-

Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepem madje motivohem më shumë!
****

Jam plotësisht dakord! Madje do të shtoja edhe më shumë nga çfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare…!
Këtë që shkruan më poshtë miku im e vërtetova dje katërcipërisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… !
Po vendos në faqen time komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit:
“Çfarë paturpësie dhe gjysmë-banditizmi…!
Ndalimi, Izolimi dhe përdorimi i forçës në Komisariat policie kunder ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Surbona së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri – pa shkak, pa shkas e pretekst qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik…!
Çfarë turpi…!!!
Edhe shtetërore – jo vetëm policore…!!!”
Kaq… më shumë do të shkruaj në vijim…
P.S: Jam më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes… Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk më step apo ligështon por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën më të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë rradhë!

SHKARKO APP