Martin Henze, këshilltar i CDU: Presidenti Meta të shpallë urgjent zgjedhje të reja
Martin Henze, këshilltar i CDU, parti qeverisëse në Gjermani, ka komentuar sërish lidhur me situatën politike në vendin tonë.
Në një postim në Twitter Henze shkruan se Shqipëria po përballet me falimentimin e shtetit, për shkak të shkeljes së Kushtetutës, krijimit të një aleance financiare të rrezikshme, borxhit të pakontrollueshëm, duke vënë në rrezik integritetin e gjithë shtetit.
Më tej këshilltari i CDU bën thirrje që Presidenti i vendit duhet të shpallë zgjedhje të reja.
Martin Henze, këshilltar i CDU në Twitter më gjerësisht shkruan: “Shqipëria po përballet me falimentimin e shtetit. Ligjërisht ekziston një emergjencë Shtetërore, për shkak të shkeljes së kushtetutës, krijimit të një aleance financiare, borxhit të pakontrollueshëm, integriteti i gjithë shtetit është i rrezikshëm, kontrolli parlamentar është në zero. Presidenti duhet të thërrasë zgjedhje të reja”.
Pas prononcimit alarmant të Martin Henze, lind pyetja: A do t’i shpallë Presidenti Meta zgjedhjet e reja sapo të kthehet nga vizita zyrtare në SHBA?