Këshilltari politik gjerman i kthehet ambasadorit Soreca: Mos fol gjepura! Reforma në drejtësi është katastrofë!

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në një postim në Twitter shkruan se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë.

Ndërkohë, Martin Henze, këshilltari politik gjerman, në partin e Angela Merkel, CDU, ka replikuar ashpër me ambasadorin Soreca, duke u shprehur se “reforma në drejtësi është një katastrofë“.

Po flisni gjepura! Reforma në drejtësi është një katastrofë. Jam i sigurt që jeni në dijeni edhe për raportin e Komisionit të Venecias. Çfarë do të thoshin italianët nëse Soreca do të prezantonte reformën në drejtësi atje dhe do të thoshte, “më falni por Gjykatat Supreme nuk do të funksionojnë për disa vite!?”,- shkruan Martin Henze në mesazhin e tij në Twitter.

SHKARKO APP