Kim Mehmeti për darkën e ministrave në Dubai: Si nuk kanë turp ato ministra?!

Nga Kim Mehmeti-

Mediat raportojnë për ahengun e qeveritarëve të ‘Rilindjes’ të shtruar në Dubai.

Çfarë paturpësie dhe pandjeshmërie e pushtetarëve të cilët posa e ndiejnë  erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti.

E në ndërkohë thonë se drekën ua paska paguar ndonjë princ arab?!

Me çka tregojnë sa nuk e kanë kuptuar se edhe si mysafir të cilitdo mbreti, darkat e drekat u shtrohen për nderë të popullit e shtetit që përfaqësojnë, andaj nuk u ka hije të sillen si njerëz perverzë të cilëve nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

Po pra, sido që ta marrësh darka e pushtetarëve shqiptarë në Dubai shpalos dukjen e burrështetasve që nuk e kanë të zbrazur barkun, po trurin, gjë që i bënë të mos kenë turp e të jenë të pandjeshëm ndaj popullit që ua mundëson gjitha ato privilegje.

Shënim i redaksisë: Shikoni sa janë çmimet për një pjatë në këtë restorant! Një pjatë me “Nusret Golden Steak” kushton 1250 euro ose 1milion e 500 mijë lekë të vjetra.

https://arkiva.kohajone.com/rama-darken-ne-dubai-e-pagoi-pala-pritese-genc-pollo-genjeshter-perse-nuk-eshte-ne-video-ai-qe-i-ftoi/

https://arkiva.kohajone.com/lulzim-basha-vendi-nen-uje-ministrat-e-rames-per-shtate-pale-qejfe-ne-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-dubai-foto/

https://arkiva.kohajone.com/paloka-kjo-qeveri-ka-ministra-qe-paguajne-700-euro-naten-ne-hotel-po-ka-dhe-ministra-qe-paguajne-700-dollare-nje-pjate/

SHKARKO APP