Kim Mehmeti: Sa keq, Piktorin kanë filluar të mos e çmojnë edhe politikanët serb!

Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me përplasjen që ky i fundit ka pasur me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin.

Përmes rrjeteve sociale, Kim Mehmeti i kujton Ramës se kjo ndodh kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë  vetëm kur angazhohesh për “Mini shengenin serb”, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.

“Lexova diku se ministri serb, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, e paska quajtur kryeministrin e Shqipërisë një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai mbahet mend  më shumë për mimika dhe çorape të kuqe e të shqyer, sesa për idetë e mëdha.

Sa keq më erdhi kur pash se edhe politikanët serb kanë filluar të mos e çmojnë Piktorin, mikun e ngushtë të Presidentit të Serbisë!

Kështu e ka kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë  vetëm kur angazhohesh për “Mini shengenin serb”, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.

Por sidoqoftë mos u bëni merak: vëllazëria mes Presidentit serb, Piktorit dhe Presidentit të Kosovës është e pathyeshme dhe e përjetshme!

Madje, shpeshherë, “grindjet” e rrejshme të kësaj natyre, vetëm e forcojnë këtë lloj miqësie dhe ato kanë për qellim që miqve  t’ua kthejnë në sy të popullit patriotizmin dhe atdhetarinë  e munguar!”, shprehet Kim Mehmeti.

SHKARKO APP