Kisha e Rubikut-një mrekulli e ristrukturuar
“Banorët e Rubikut e festuan sërish Krishtlindjen në kishën e tyre shumëshekullore, e cila ju rikthye plot shkëlqim besimtarëve falë ndërhyrjes së Ministrisë Kulturës përmes programit EU4Culture”- shkruan kryeministri Rama.
Por duhet theksuar se kjo është ndër kishat më mbresëlënese në krejt Ballkanin.
Sipas historianëve, Kisha e Shelbuemit (Rubik) është ndër më të vjetrat në Ballkan. Ajo është aty qysh prej vitit 1162. Kjo Kishë qëndron mbi shkëmbin e bardhë, e bukur dhe rrezatuese, qysh prej kohëve ilire, e pacënuar nga rrebeshet e shekujve.
“Rrënjët e Rubikut duhen kërkuar më tej, kjo do të thotë se duhen kërkuar që në kohën e Justinianit ndoshta kur kemi edhe kisha të tjera paralele si ajo e Shirqit në Shkodër dhe kisha e Vikut në Mirëditë”,- thonë studiuesit.
At Shtjefën Gjeçovi qëndroi dhe shkroi në kolegjin e Kishës së Shelbuemit pjesë nga vepra e tij e famshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Diku, në një gur të këmbanores, ai ka gdhendur edhe emrin e bukur Mirditë. Këtu, qëndroi dhe ndërtoi absidën e kishës edhe Gjergj Fishta, i cili shkroi këtu fragmente nga tragjedia e tij “Juda Makabe. Shërbeu gjer në fund të jetës dijetari, etnologu dhe folkloristi i njohur Bernardin Palaj. Por, edhe piktori At Leon Kabashi, i cili me art veç afreskëve të kësaj kishe, kishte pikturuar më parë edhe kapelat e kishave të Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

