Kodi Zgjedhor/ Meta paralajmëron deputetët para votimit: Do mbani përgjegjësi nëse do ngreni dorë kundër integrimit
Ndërsa Kuvendi pritet të miratojë sot ndryshimet në kodin zgjedhor pa konsensensusin e opozitës jashtëparlamentare, presidenti Ilir Meta lëshoi edhe një apel të fundit para këtij akti që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.
Ai paralajmëroi deputetët se kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.
“Shpresoj që sot deputetët të marrin një vendim të drejtë, të respektojnë marrëveshjen historike të 5 qershorit, i vemti përjashtim që kemi vendosur është hapja e listave 100%. Çdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike për të gjithë ata që do të ngrenë dorën pasi jemi paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga BE dhe presidenca gjermane”.
“Përgjegjësia e çdo deputeti do të jetë individuale dhe njo kolektive nëse ngre dorën kundër të ardhmes së Shqipërisë. Shqipëria me hir apo me pahir do të hyjë në BE se ky është vullneti i qytetarëve shqiptarë“.
Meta deklaroi se do të publikojë emrat e të gjithë atyre që do të votojnë sot në Kuvend, që sipas tij, do të marrin përgjegjësi individuale, pasi vendosin “pusht-pushtetin” mbi integrimin.
“Të ashtuquajturit opozitarë në parlament, nëse duan të quhen opozitarë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot t’i mbyllin derën e integrimit Shqipërisë. Sot, ai që ngre dorën, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos pusht-pushtetin, mbi integrimin. Presidenti do t’i publikojë të gjithë emrat e atyre që do të guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, se kush janë ata që do duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur një derë, e cila nuk ka zot në botë që ta mbyllë”.
“Presidenti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, nëse vazhdojnë me 5 qershorit, do të vazhdojmë përpara, në të kundërt presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojnë se Evropa është në emrat tona dhe se ajo nuk është euro, por është dinjitet. Të gjithë e kanë në dorë sot të tregojnë ku do të jenë, me pusht-pushtetin apo me demokracinë”, tha Presidenti Meta.
KOHA JONË SONDAZH

