Kombëtarja niset për në Francë. Edi Rama e përcjellë nga Bergamo (Itali)
Edi Rama pas takimit me Kombëtaren shqiptare të futbollit në Bergamo në Itali shkruan ne facebook:
Mirupafshim ne France. Ne percjelljen e kuqezinjve per ne finalet historike te Euro2016 #ForcaShqiperia❤️??
“Luani me zemër dhe pa presion” ky është mesazhi që i është përcjellë sot çunave të kombëtares para nisjes së tyre drejt Francës.
Vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi drejt Bergamos ku ndodhet kombëtarja për t’i uruar fat në Francë 2016.
Sot paradite ata janë mbledhur në hotel “Ëinter Garden” ku dhe kanë marrë dhe mesazhet e fundit
Armando Duka: Urojmë që ju ta luani këtë kompeticion pa presion. Ne e konsiderojmë veten me objektiva të realizuar. Gjithsesi si skuadër futbolli nuk shkojmë atje për të plotësuar numrin por për ti dhënë vlera. Luani pa presion dhe pa ngarkesë psikologjike. Është shumë e rëndësishme që ju të kënaqeni por dhe me lojën tuaj të kënaqen të gjithë tifozët.
Edi Rama: Erdha për tju përshëndetur dhe për tju uruar rrugë të mbarë dhe kampionat të mbarë.
E rëndësishme është që ju të jepni në fushë gjithcka që keni. Ju përfaqësoni jo Shqipërinë, por gjithë kombin. Përfaqësoni Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë trojet ku banojnë shqiptarët, përfaqësoni ëndrrën e shqiptarëve sot për sukses dhe dinjitet dhe për të qenë të barabartë.
Përfaqësoni një forcë që është integruar në BE përpara se Shqipëria dhe Kosova u ulën në tryezën e familjes europiane. Hyni në fushë me emocione pozitive pa u kontraktuar nga ideja se mund të humbisni por të motivoheni nga ideja se jeni këtu dhe përfaqësoni zemrën e shqiptarëve.
Giani De Biasi: Të japim maksimumin sepse nuk ka kundërshtarë të pamposhtur. Kemi mundësinë të mundim të gjithë por dhe të humbasim.
Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u nis në aeroportin e Bergamos.