Kontjana Kuçi: 50 milionë lekë gjobë një pensionisti, asnjë gjobë për Rilindjen

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar sjelljen me sy standarde të Policisë së Shtetit për gjobat gjatë pandemisë.
Ajo sjellë në vëmendjen dënimin me 50 milionë lekë ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi dhe mos marrjen e asnjë mase për tubimin që është zhvilluar sot nga PS në Skrapar.
“50 milionë lekë ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, pensionist dhe intelektual, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçi. 0 lekë gjobë për miqtë e “Rilindjes.” Edhe pak ditë dhe kësaj qeverie kaq të ulët do i vijë fundi i merituar”,- shprehet Kontjana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës.

https://arkiva.kohajone.com/shikoni-kete-foto-ne-skrapar-nuk-eshte-shkelje-e-rregullave-per-pandemine-por-krim-perse-nuk-gjobiten/

 

SHKARKO APP