Kreshnik Spahiu: Nga dosja e përgjimeve ka material për të filluar hetimet SPAK-u

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu deklaroi këtë të hënë në Open te Top Channel se nga sa janë publikuar prej dosjes së antimafies italiane ka material që prokuroria shqiptare të fillojë hetimet penale.

Më tej Spahiu tha se duhet që SPAK të sekuestrojë lejet e ndërtimit si dhe dosjet e tenderimeve. Më pas të marrë deshmitë e emrave të përmendur nga përgjimet, por që kanë patur gjëra në dorë për të firmosur leje apo tenderime.

Kreshnik Spahiu theksoi se mafia italiane ka rrenjë në Tiranë.

SHKARKO APP