Kreu i shtetit takon rektorët e universiteteve: Motivim i të rinjve për një formim konkurrues për tregun e punës

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me rektorët e universiteteve shtetërore të vendit. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se me drejtuesit e universiteteve ka diskutuar për rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimin konkurrues të të rinjve për tregun e punës.

“Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë. Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë”,- shprehet kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3426803160699266/

SHKARKO APP