Kreu i SPAK, Klodian Braho, “provim me gojë” para Komisionit Europian në Bruksel

Nëse Shqipëria po ecën mirë drejt anëtarsimit në BE është meritë edhe e SPAK. Ata guxuan dhe vepruan kundër të “paprekshmëve” në shtet dhe politikë. Kurajo e madhe kjo në kushtet e Shqipërisë kur krimi pothuaj është një me shtetin.

Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian.

Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit, treguan se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s njëra prej tyre Sadleva Bodo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla shefi i kabinetit. Por edhe të tjerë, figura profesioniste në SPAK e BKH.

Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin  Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.

Numri një i SPAK i është përgjigjur korrekt e me detaje të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, kështu njofton korrespedentja e KOHA JONE nga Brukseli, Anila Sinomaku.

Detyra primare e kësaj drejtorie në Komisionin Europian është menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate. Sikurse po monitoron has pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike.

Duket se Klodian Braho e ka marrë shumë seriozisht detyrën e drejtuesit të SPAK, pasi “provimin me gojë” para Brukselit e kaloi me notën 10.

E te kjo “notë 10” e SPAK-ut para Brukselit kanë meritën e tyre të padiskutueshme edhe paraardhësit e Brahos, pikërisht Arben Kraja dhe Altin Dumani. Ndërkohë Klodian Braho ka rritur përformancën ndërkombëtare të institucionit të prokurorisë së posaçme.

Parlamenti duhet të bëjë ndryshime urgjente kushtetuese që kërkesa e prokurorëve për të rikandiduar në SPAK, kur iu mbaron mandati, të votohet, pra të kenë mundësinë se cili (a) synon të vazhdojë punën si prokuror të posaçëm të ketë drejtë ligjore e kushtetuese, ta bëjë rikandidimin. Shteti dhe SHBA-BE kanë investuar kaq shumë për këta prokurorë të posaçëm sa nuk ka asnjë kuptim ti humbasim se gjoja iu ka mbaruar mandati sipas kushtetutës aktuale.

Duhet të jetë shumica parlamentare e interesuar që kërkesat e tyre të plotësohen, pasi ata si prokurorë janë një aset i jashtëzakonshëm për shtetin shqiptar. Të paktën ata i duhen Shqipërisë edhe të paktën 15 apo 20 vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 6960 (61.2%)
Jo 4407 (38.8%)

Vota totale: 11367