Kreu i SPAK paralajmëron: Do vijojmë me të njëjtin ritëm arrestimesh

Kreu i SPAK, Arben Kraja teksa ka marrë pjesë në konferencën “forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”, ka paralajmëruar se arrestimet e ditëve të fundit janë fillimi i një produkti për të cilin ka kohë që punohet.

Në vijimësi do kemi punë për të bërë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është përparësi e jona. Ato që ndodhën këto ditë të fundit nuk janë fundi, por fillimi i një produkti që ka kohë që ne punojmë për të dhe ne do vijojmë me të njëjtin ritëm dhe përparësi“,- deklaroi Kraja.

SHKARKO APP