”Kriminel elektoral”, Majko i përgjigjet Berishës: Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes

Sali Berisha e quajti sot deputetin socialist Pandeli Majkon si kriminelin më të madh elektoral, pasi Rama i dha detyrë në Tiranë për zgjedhjet. Pa kursyer ironinë, në një reagim Majko shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni, ndërsa thekson se nuk është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos, ish-kryeministër:

Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin cmendurinë që kanë para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur! Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?