Kryemadhi dhe Tavo priten nga qindra e qindra qytetarë, Rilindja tërbohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme takime në qarkun e Gjirokastrës. Në takimin kryesor në qytetin e Gjirokastrës, Kryemadhi është pritur nga qindra e qindra qytetarë që kanë dalë për të mbështetur atë dhe kandidatët e LSI.
Gjirokastra është një nga qarqet ku Rilindja shpreson të marrë mandate për shkak se në fushatë janë ministra dhe ish-ministra të kabinetit “Rama”.
Ndërkohë takimi i sotëm i Monika Kryemadhit dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dëshmojnë se Rilindja do të humbasë në mënyrë të turpshme.
Takimi i Kryemadhit sot në Gjirokastër dhe Vangjel Tavos ka tërbuar strukturat e PS në Gjirokastër, të cilat këto muaj janë investuar me të gjitha mënyrat kundër kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

SHKARKO APP