Kryeministri bëhet edhe inxhinier mekanik!

Edi Rama sot ka nxituar të njoftojë personalisht, si një inxhinier mekanik, se çdo bëhet me makinat dhe kolaudimin e tyre. Kjo është punë e ministrisë së Transporteve dhe jo e kryeministrit, por  kryerilandasi turret për të kapur ndonjë votë, ndonëse fundi më 25 prill është i pashmangshëm. E megjithatë burimet pranë qeverisë tregojnë se po luan me mjeshtri që gjoja kontrollin teknik të makinave ia kaloi shtetit në mënyrë që më pas t’ia japë një privati tjetër, afër Rilindjes.
Je se ç’shkruan sot kryeministri:
MIRËMËNGJES
ME NJË LAJM TË MIRË
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR 🏍🛺🚘🚍🚚🚓🚌
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier/Edi Rama/

SHKARKO APP