Kryeministri britanik Johnson si dikur kryeministri i luftës së dytë botërore, Winston Churchill
Kryeministri britanik Boris Johnson ka shkuar në Kiev në mënyrë të papritur. Ai dhe Volodymyr Zelensky shëtitën në qendrën e qytetit dhe folën me njerëzit e thjeshtë të Kievit. “Kështu duket demokracia. Kështu duket guximi. Kështu duket miqësia e vërtetë mes njerëzve dhe kombeve”, thuhet në mbishkrimin e Johnson.
Në luftën e dytë botërore ka qenë kryeministri britanik Winston Churchill që udhëtonte mes zonave të luftës, duke qenë edhe strategu i madh i fitores mbi nazizmin.
Sot kryeministri britanik Boris Johnson është kthyer në pararojën e luftës kundër putinizmit dhe një aktor botëror i veçantë. Vajta e tij në Kiev duke mos e ditur asnjë shërbim intelegjent i huaj tregon nivelin e lartë të shërbimeve britanike, që përherë kanë mbetur elitare.
(kliko te statusi që shikosh videon)
KOHA JONË SONDAZH

