Kryeministri: Ligjin për median do e miratoj dhe nuk dua t’ia di për njeri!
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për miratimin e paketës antishpifje. Kreu i qeverisë ka qenë i vetmi që ka mbrojtur me këmbëngulje miratimin e ligjeve të shumë debatueshme që cënojë lirinë e medias. Edhe pse ligjet janë kritikuar nga BE dhe Këshilli i Europës, kryeministri deklaroi se ka diskutuar me ndërkombëtarët.
Pavarësisht se gazetarët vijojnë të protestojnë para Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se nuk tërhiqet dhe paketa Antishpifje do të miratohet sot. “Duan organizatat nuk duan organizatat, duan heronjtë që janë tek dera me Peçi Vasilin në krye nuk duan ata, ky ligj do kalojë sot dhe do i japë thjesht dhe vetëm një instrument sidoqoftë të thjeshtë çdo individi që pasi kur del tek dera e shtëpisë ha një batare me llum e baltë të ketë një adresë ku të shkojë të ankohet. Më falni këtë baltën ma hodhën por a ka mundësi që këtë baltë të mos ma hedhin më”,- deklaroi Rama.
Kryeministri Rama pretendon se kjo paketë është 100% e përputhur me standardet ndërkombëtare dhe la të hapur mundësinë e korrigjimit të paketës në vijimësi. “Nuk ka ligj të përsosur. Çdo ligj është i përmirësueshëm por nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit. Ky ligj do të miratohet sot si një e drejtë që do të mbrohet nga llumi I shpifjes dhe ne do vazhdojmë punën për aspektet proceduriale rregullatore sic kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë tek fjalia e fundit ligji është 100% i përputhur me standardet ndërkombëtare. Nuk jua them unë por jua them të konfirmuar 100% me shkrim nga institucioni I përcaktuar për të ndjekur këtë rocess, që është OSBE”,- tha Edi Rama.
Kryeministri parashikoi dhe kthimin e ligjit nga Presidentit dhe deklaroi se në fillim të vitit të ri ligji do të jetë në zbatim. “Nga sot të gjithë shqiptarët do ta dinë që kanë në dispozicion një instrument që do ta vënë në punë pas vitit të ri se presidenti do na e kthejë para vitit të ri“,- tha kryeministri Edi Rama.
Lexoni edhe…
- Meta: Me popullin do mbroj Kushtetutën, sido që të vijë puna
- Ish-ministri Ditmir Bushati: Të mos e miratojmë një ligj të tillë
- Rama kundër gazetarëve, thumbon Zhejin, Bazen, Markun, Rudinën dhe Vasilin
- Raporteri i PE: Nëse Rama miraton ligjet e medias, BE nuk hap negociata!
- Ambasadorja Suedeze: Duhet të jemi të kujdesshëm me ligjet për mediat
- Avokati i Popullit: Paketa “Antishpifje” jo në përputhje me standardet ndërkombëtare
FOTOGALERI/Gazetarët në protestë para Kuvendit
FOTOGALERI/Kryeministri Rama në Kuvend