Mediat botërore sot me sytë nga Tirana

Të gjitha mediat serioze në botë kanë shkruar apo transmetuar në lidhje me vizitën e Kancelares gjermane në Shqipëri.

Kryeministri Rama ka dekorurar kancelaren me “Kordonin e Madh me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Radio shtetërore gjermane DW shkruan se “Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa orë në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Rama, ajo zhvillon një takim të gjerë me krerë të shteteve e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja gjermane ka mbërritur në Tiranë nga Beogradi, në kuadër të turit të saj ballkanik, në prag të dorëheqjes nga detyra e kancelares. Ajo u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Bundeskanzlerin Angela Merkel in Albanien

Bundeskanzlerin Angela Merkel in Albanien

Ndërkohë “Zëri Amerikës”, radio me e fuqishme në botë thotë se “Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas një takim dypalësh mes dy delegacioneve shtetërore.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Zonja Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbmeve rinore, përmes reformave, zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit.”.

Po kështu të gjitha mediat europiane kanë dhënë lajme nga Tirana në lidhje me vizitën e Kancelares gjermane dhe kryeministrave të Rajonit.

“Kancelarja me liderët e rajonit në mjediset e bukura të investimit më të ri gjerman në Shqipëri”-shkruan Rama.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare me liderët e vendeve të Rajonit, tha se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE.

“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë. Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkianit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që për idenë e 2014, bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme. Shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. I tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar. Kemi folur për projekte infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon. Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk e  zëvendëson anëtarësimin në BE”, deklaroi Merkel.

Ajo shtoi më tej se për të arritur këtë duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por shtoi se fillimisht, ajo është dakord për integrimin rajonal mes vendeve. Në fund ajo uroi më shumë vende pune, paqe dhe dashuri në rajon.

“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”, tha Merkel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?