Kryeministri Rama frikë nga popullariteti i Fatmir Xhafajt

Kryeministri Rama në një konferencë shtypi të stërzgjatur tha ndër të tjera se listat janë korrekte dhe sejcili që e ndjen veten keq le të konkurojë ose të ikë

I pyetur për Fatmir Xhafajn të cilin e ka renditur të 23-tin në listën e Tiranës, nga ku janë 36 deputetë, kryeministri u ndje keq pasi e dinte dhe vetë se asnjë justifikim nuk shkonte, por tha se Fatmiri do ta përballojë sfidën.

Por lënia e Fatmir Xhafajt pas emrave si Elisa Spiropali apo Ervin Bushati të cilët nuk kanë asnjë kontribut për PS-në, e ka bërë kryeministrin të shigjetohet nga mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Xhafaj do të përballojë pabesinë e kryeministrit Rama dhe do të sfidojë krejt shpurën e listës servile të kryeministrit, duke marrë me shumë vota se sa vetë kryetari i PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir Xhafaj do fitojë si deputet, pasi do të sfidojë eunukët e kryeministrit që janë në listë të sigurtë. Xhafaj e ka betejën me PD, por me shumë me partinë e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?