Vrasjet në Tiranë/Kryeministri Rama: “Kokat e njëri-tjetrit hëngshin!”
Mbrëmë ndodhi një vrasje mafioze e tipit siçilian mu në mes të Tiranës, në një kohë (ora 19.30) kur kishte makina e njerëz në lëvizje. Atentatorët ekzekutuan dy të rinjë të botës së krimit, siç u tha nga policia dhe media.
Por kjo mund të sillte vrasje apo plagosje edhe të kalimtarëve të thjeshtë.
Kështu që mbrëmë ishte vrasja e radhës, sepse Vlora, Elbasani, Durrësi dhe Tirana janë kthyer në qendra të krimit të organizuar dhe ku krimi vret pa mëshirë.
Kjo tregon se jemi kthyer ose më saktë mund të jemi si Siçilia e vitëve të saj të frikshme apo si New Yorku i para 100 viteve.
Ndërkohë bandat vriten për zona influence dhe trafik droge, kryesisht.
Kjo sjellë pasiguri jete për qytetarët.
Ndërkohë kryeministri me sa duket i qëndron sloganit të tij të deklaruar në media se “”Kokat e njeri-tjetrit hëngshin!”.
Por po hanë edhe jetën e qytetarit që rri me ankth e frikë nga këto banda që zotërojnë e ndajnë trafikun e kokainës.
KOHA JONË SONDAZH

