Kryeministri Rama: Konsensus për Kodin Zgjedhor. Jo lista të hapura
Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend lidhur me Reformën Zgjedhore dhe deklaroi se është për konsensus për Kodin Zgjedhor.
Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Rama që të flasë hapur nëse është pro ndryshimit të sistemit. Kreu i qeverisë i kujtoi Hajdarit se e firmosi vetë draftin për marrëveshjen. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk beson te listat e hapura.
“Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona. Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, aq më pak rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na keni akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota. Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo çdo palë mund të marrë gjithçka”,– tha kreu i qeverisë.
Kryeministri tha se është e vërtetë që në opinionin publik ekziston një besim se listat e hapura do të jenë zgjidhje për demokratizimin e përfaqësimit. Megjithatë Rama ka thënë se nëse opozita në Kuvend thotë se kërkon lista të hapura dhe heqje koalicionesh dhe në komisione PD dhe Basha të mos kenë njerëz atëherë po kërkojnë që PD të frikësohet sërish dhe të mos hyjë në zgjedhje.
“Unë nuk besoj në efektin çudibërës të listave të hapura. Mendoj se e ndërlikojnë procesin e administrimit të votës. Sepse jeni të vetëdijshëm, Murrizi ka dëshminë e tij, që në procesin e administrimi të votës. Nga të gjithë ata vagonë të trenave të koalicioneve më e pakta është të thuash nuk është e lehtë. Po ti kthehemi pak kohës të shihemi sa zgjat numërimi nuk e di se si dhe kurë mund të mbarojmë në një numërim të pakontestueshëm. Jam dakord me ju në një pikë. Ju referuat një burimi anketimi. Është e vërtetë opinioni publik ka një bindje që listat e hapura janë në zgjidhje për demokratizimin e përfaqësimit. Është shumë e vërtetë. Shihen si kasaforta të mistereve listat e mbyllura. Besohet gabimisht se po u hapën listat partitë nuk do kenë kryetar. E vërteta është se opinioni i do. Na takon ta bëjmë një diskutim, por sigurisht që procesi është me një risk të lartë. As lista të hapura as numërimin partiak. Ju duhet të bini dakord se i bie tu themi atyre jashtë se ca bëmë me ju nuk vlen më”,- tha kryeministri Rama.
Kryeministri u shpreh se nuk ka pakt me opozitën dhe nuk e kupton sesi reforma zgjedhor nuk përfshin depolitizmin e komisioneve zgjedhore.
“Ne nuk kemi bërë martesë me Lulin, por një krushqi e kemi në fakt. Por e kemi të dyfishtë edhe me ata edhe me ju. Por që ka të bëjë me përmbushjen e një kushti që nuk ka sens konsensusi por një produkt me standarde që të krijojë klimë besimi. Nëse thoni se duam lista të hapura dhe heqje koalicionesh dhe në Komisione PD dhe Basha të mos kenë njerëz. Po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi që ta kthejmë lepurin në formë Luani në një mace që është aty. Ky është problemi. Ti Korab mos qesh se vjen nga zona e Luanëve të PD. Dhe e dini se sa keni folur për frikën nga zgjedhjet. Ti je bërë trim por nuk është simetrik me ata. Sot të thuash që administrimi më i sigurt është me parti politike është skandal. Ne do ishim gati që ti themi të gjithë mësuesit që janë në punë para 2013 dhe nënpunësit që janë para 2013, që të mos thonë”,- tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/389290182029832/