Kryeministri Rama: Korrupsioni është te gjyqtarët e prokurorët e jo te qeveria!

Sot kryeministri Rama gjatë një konference të nivelit të lartë anti-korrupsion, e pranoi hapur kur pohoi se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.

Në prani të ambasadores amerikane Kim dhe të ambasadorit të BE, Soreca, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se duhen arrestuar prokurorët dhe gjyqtarët, sidomos ata që u hoqën nga Vettingu, në mënyrë që më pas të shkojmë te politikanët dhe qeveritarët.

Më tej kryeministri, me një dinakëri shembullore, shtoi se ai dhe qeveria e tij kanë bërë shumë për të luftuar korrupsionin, sepse janë digjitalizuar shërbimet. Rama tha se nuk mund të futesh mjek, mësues apo të fitosh shkollën e lartë pa kaluar në sistemin e konkurimit online.

Kryeministri rrëshqiti kastile akuzave për korrupsion të lartë, siç ishte dhe tema e takimit, sepse u mor me mjekët dhe mësuesit, por harroi akuzat për korrupsion ndaj ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kësaj mazhorance, të cilat po humbin qindra milionë euro në arbitrazhe, duke ua dhënë firmave që ti fitojnë paratë e buxhetit të shtetit; nuk foli për PPP-të, koncensionet, etj, që firmosen nga ministrat dhe që votohen në parlament në mënyrë që nesër faji të mos ketë emër, por të jetë gjoja kolegjial, pra që nuk penalizohet.

Kryeministri foli për “korparatën në sistemin e drejtësisë” që duhen arrestuar, por harroi kastile të thotë se ata kanë qenë dhe janë në akord me pushtetin e Rilindjes, e jo vetëm.

Kryeministri në një konferencë anti-korrupsion kundër zyrtarëve të lartë duhet të shpjegonte se pse drejtësia nuk arreston asnjë ministër, ish-ministër apo drejtues të lartë në hierarkinë e pushtetit Ekzekutiv, të cilët janë faktuar në korrupsion.

Ndërsa dy ambasadorët Kim dhe Soreca e dëgjuan pa folur dhe nuk kundërshtuan!

SHKARKO APP