Kryeministri Rama ofertë publike Lulzim Bashës: Hajde e bashkëpunojmë (nënkuptimi: bashkëqeverisim)!
Edi Rama në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbej” para mijëra simpatizantëve (tani kur do ai nuk ka Covid) për fitoren e tij të mandatit të tretë foli gjatë, por mbi 80 përqind te fjalimit kishte një kërkesë: Lulzim Basha hajde e bashkëpunojmë!
Nënteksti ishte “hajde e bashkëqeverisim”.
Edi Rama theksoi se “Nëse arrijmë që të bashkojmë forcat me PD, për ato qëllime që nuk na ndajnë, por na bashkojnë, kjo dekade do të hyjë në histori”.
Dhe me pas Edi Rama nënvizoi se “Ne i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim a kufizim, PD. Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Duam të jem edhe i demokratëve, jo vetëm i socialistëve, unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën, ku Zoti e deshi”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

