Kryeministri Rama shfaqet i acaruar dhe i tërbuar te Blendi Fevziu
Kryeministri Edi Rama ishte ftuar dje në emisionin “Opinion” për të folur për përballimin e pandemisë, krizën ekonomike, krizën politike dhe kolapsin institucional në vend. Mëqënëse vendi nuk ka më Parlament normal, ku deputetët t’i kërkojnë llogari qeverisë, media mbetet i vetmi vend ku politika dhe politikanët mund të japin shpjegime për aktet e tyre. Por arena e emisionit “Opinon” nga një vend ku bëhen pyete dhe përgjigje, u kthye mbrëmë nga kryeministri Edi Rama në vendin ku sulmohen gazetarët, etiketohen në mënyrë fyese mediat dhe shmangu dhënien e llogarisë.
Në gati dy orë debat, kreu i qeverisë, si rrallë herë nuk iu përgjigj asnjë pyetje. Sa herë që gazetarët në panel i kërkonin përgjigje për çështje konkrete, kreu i qeverisë reagonte ndaj gazetarëve me sulme personale dhe jashtë kontekstit. Kur kryeministri pyetej për akuzat lidhur me inceneratorët, Edi Rama thotë se Blendi Fevziu “është përfaqësues i Partisë Demokratike”. Kur Robert Rakipllari e pyeti nëse do të ketë një paketë të tretë ndihme ekonomike, kryeministri i përgjigjet se lajmet e “Neës 24” nuk duhet të japin protestat që mbahen para zyrës së tij kundër mbajtjes së maskave. Kur gazetarjae talentuar e BIRN, Fationa Medini e pyeti se përse nuk mori masa më parë për pandeminë, kryeministri e sulmoi personalisht dhe i kërkonte që ta mos ta ndërpriste. Kur gazetarët e pyesnin për krizën dhe korrupsionin, kryeministri tha se media nuk duhet të bëjë sajesa dhe duhet të transmetojë në mënyrë korrekte vetëm fjalën e tij.
Në gjithë intervistën e mbrëmshme të emisionit “Opinion”, kreu i qeverisë i sulmoi personalisht gazetarët duke mos ju përgjigjur pyetjeve që i bënin. Sikur të mos mjaftonte kjo, kreu i qeverisë u jepte dhe leksione për mënyrën sesi duhet t’i analizonin faktet, si të dallonin se kush ishte lajm dhe në fund edhe si duhet t’ja drejtojnë atij pyetjet. Nëse do të kishte mundësi, kryeministri edhe mund ta drejtonte vet emisionin, pra që veç përgjigjeve edhe pyetjet ti bënte vet.
Ky lloj komunikimi jo normal i kryeministrit me sulme, fyerje dhe intimidime të gazetarëve është fenomen që duhet të vërë në alarm shoqatat e mediave në Shqipëri. Sepse më parë kemi pasur vetëm kryeministra që kërcënojnë mediat, por me Edi Ramën po hyjmë në epokën kur kryeministri veç kërcënimeve kërkon të bëjë njëkohësisht edhe gazetarin, duke i fyer live. Sjellja e mbrëmshme e Edi Ramës me gazetarët, Rilindasve mund t’u jetë dukur argëtuese. Në fakt, paqëndrueshmëria në debat dhe argumente tregonte se përballë gazetarëve ishte një kryeministër i acaruar që ndjen se bashkë me mandatin e dytë po vjen dhe fundi i pushtetit. Një kryetar qeverie që në fund të mandatit të dytë nuk ka asnjë bilanc dhe nuk jep dot asnjë të dhënë ato që i quan reforma. Një kryetar qeverie që nuk pranon as të dëgjojë pyetjet për korrupsionin galopant, për vjedhjet e ministrave dhe për tenderat e shumtë që janë kthyer në gropa të zeza të buxhetit. Sa herë që u pyet për korrupsionin e ministrave dhe drejtorëve të tij, kryeministri foli për veten “një njeri i gjatë 2 metra nuk mund të jetë hajdut”. A thua se centimetrat janë garanci kushtetuese për të mos shkelur ligjet.
Në thelb acarimi i mbrëmshëm i kryeministrit tregon fundin e pushtetit të tij me 25 prill./Mili Xhani/
Lexoni edhe…
- Debate në “Opinion”, Rama ngrihet në këmbë dhe u bërtet gazetarëve: Pushoni!
- Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion
- Fevziu, Ramës: Nëse nuk u përgjigjesh pyetjeve dhe sulmon media, bëhu dekan i gazetarisë
- Basha i ndërhyn live në studio Ramës për inceneratorët, kryeministri ulëret dhe refuzon fillimisht ballafaqimin: Joo, jooo!