Kryeministri Rama shpërndan lajmin e gëzueshëm: Arriti në 457 numri i afganëve që mbërritën!
Kryeministri Rama ka shpërndarë lajmin se po rritet numri i afganëve që po mbërrijnë në Shqipëri. Ai shkruan: “Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”.
Ndërkohë LSI deklaron për median se shumë mirë që po presim afganët, por prioriteti i qeverisë shqiptare duhet të jenë shqiptarët, pasi kanë njëmijë halle ekonomike për t’ju zgjidhur.

KOHA JONË SONDAZH

