Kryeministri Rama takim me ambasadorin rus në Tiranë Karpushin
Eshtë zhvilluar një takimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Ambasadorin e Rusisë në Shqipëri Aleksander Karpushin . Gjatë bisedës njoftohet se është folur për çështjet lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Shqipërisë. A.Karpushin dhe E.Rama ndanë të njëjtin mendimin se dialogu gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe Shqipërisë duhet të zvhillohet pavarësisht koniunkturës aktuale ndërkombëtare, dhe se midis të dyja vendeve ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim.
Kryeministri Rama, njofton ambasada ruse në Tiranë, shprehu interes për tërheqjen e investimeve ruse, veçanërisht në sferën e turizmit, si edhe ra dakord me Ambasadorin rus se platforma me e përshtatshme për dialogun për bashkëpunimin në sferën e investimeve dhe fusha të tjera të lidhura me ekonominë duhet të jetë Komisioni Ndërqeveritar Rusi – Shqipëri.
Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë u shpreh për çuarjen përpara të lidhjeve midis rajoneve e qyteteve të Rusisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo mund të shërbejë si një impuls për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, dhe mbështeti disa projekte në kuadër të bashkëpunimit kulturor.
Ky është pak a shumë njoftimi i ambasadës ruse, por nuk dihet nëse kryeministri ka kërkuar futjen e kompanive miliardere ruse në Shqipëri, të cilat kanë shprehur interes për të blerë Albpetrol apo për të ndërtuar supërhotele e resorte në vijën bregdetare. Turizmi rus është mbi 32 milion turistë në vit që dalin jashtë Rusisë . Ndaj pas krizës me Turqinë do të ishte shumë jetike për turizmin shqiptar nëse një pjesë e mbi 7 milion turistëve rus që shkonin më parë në Turqi të vinin në Shqipëri.
Mali i Zi një shtet me 600 mijë banorë në pikun e turizmit në muajt qershor-gusht ka mbi 12 avionë çarter në ditë Rusi-Mali i Zi, ndërsa Shqipëri asnjë linjë. Pse ? A është biseduar edhe kjo mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit rus?