Kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Leon XIV

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.

Mësohet se më pas u zhvillua një takim në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher.

“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi ndërmjet Papës dhe Edi Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas u mbajtën bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, ku ndër temat ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?