Kryeministri Rama: Zgjodha të mirëpres Ivanka Trump, me lejen e babait të saj
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se u detyrua të bënte një zgjedhje mes ftesës së Trump për të firmosur në Davos dhe vajzës së tij Ivanka Trump, e cila ndodhet në Vlorë. Rama tha se zgjodhi Ivanka Trump dhe kjo me lejen e babait të saj.
“Duhet të bëja një zgjedhje t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën.
Dhe natyrisht, që vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, prisja nga Mediu që të hidhtë poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës por s’ka problem se nuk shohim ne asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla, kështu që Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne s’na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

