Kryeministri sfidë publikut, opozitës dhe medias. Cakton Beqjen kordinator
Kryesore E Hënë, 19 Prill 2021 16:58
Sonte Edi Rama takoi drejtuesit e PS-së në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Duket se era e zgjedhjeve apo një Referendumi të mundshëm ka bërë që kryetari i PS-së të fillojë takimet partiake. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka caktuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si koordinator për vlerësimin e punës së qeverisë në këto gati tre vjet pushtet të mazhorancës së majtë.
Burime nga qeveria bëjnë me dije për Respublica, se ministri i Shendetsisë Ilir Beqja është caktuar të kontaktojë me këshilltarë të ministrave për të tërhequr raportimet e tyre për çdo dikaster e mandej do t’ia dorëzojë kryeministrit.
Nuk dihet cili është synimi i këtij raporti tërësor, por para disa muajsh një email i publikuar në media, nxirrte vlerësimin e Ramës për ministrat e tij. Fakti që ministri Beqja po sulmohet për tenderime qindra milion euro nga opozita që thotë se janë korrupsion i pastër ka sjellë që Rama ta caktojë si kordinator, pikërisht ministrin e shumëpërfolur. Pra sipas Ramës ai është ministri më i mirë . Duket se asnjë akuzë mediatike apo opozitare nuk e ka bindur kryeministrin, ndaj edhe për sfidë, por edhe si garanci kundrejt Beqjes, ai e caktoi në këtë detyrë.