Kryeministri të flasë për përgjimet italiane

Nga Herion Mesi-

Mu para fillimit të fushatës elektorale, Edi Rama është goditur keq nga Antimafia italiane e cila ka publikuar përgjimet se si mafia italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare pastronin qindra milionë euro, natyrisht duke përdorur ndërmjetës.

Përgjimet tashmë janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe komentet janë kaq agresive ndaj Rilindjes, sa asnjë skandal tjetër që do të mund të sajojë PS-ja për të spostuar vëmendjen, nuk mund ta zhbëjë këtë se si mafia italiane pastron paratë e saj mu në Tiranë.

SPAK-u sot u detyrua të flasë, ndonëse LSI po e akuzon atë se po vonon hetimin, duke iu lenë kohë të pastrojnë dosjet e korruptimit, pavarësisht se nuk mund të fshihen të gjitha.

Edi Rama nuk ka folur akoma!

Nëse do të ishin përgjime që flisnin kundër PD apo LSI do të bëhej nami në Tiranë dhe në televizione. Lajmet do hapeshin me këtë skandal dhe protestat do zhurmonin para këtyre dy partive apo zyrave nëse do ishin në pushtet.

“Shoqëria civile” e Edi Ramës do manifestonte dhe në pandemi!

Por të zënë gafil dhe nuk mund ti përgënjështrojnë, pasi janë përgjime italiane, bile të antimafias, Rilindja po hesht me shpresë së do sajojnë ndonjë skandal tjetër që të largojnë vëmendjen.

Dhe janë duke e sajuar një lojë në heshtje për ta kaluar topin në opozitë, ndonëse tashmë sejcili e ka të qartë se janë zënë në qark.

SHKARKO APP