Kryeqyteti, makineri të specializuara me kazanë nëntokë për mbeturinat

Tirana me kazanët e plehrave mbi tokë ka probleme me erën e keqe që kuterbojnë mbeturinat.
Kur kalon afër kazaneve duhet të ikësh me vrap ose të mos marrësh frymë derisa kalon pikën e mbeturinave.
Me sa duket Bashkia e Tiranës ka gjetur një zgjidhje të re moderne.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar sot se çfarë po sjellin si Bashki. Ai thotë se “Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanet nëntokë. 
Si elita e qyteteve evropiane, Tirana do t’i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore dhe turistike të saj.
Shmang erën, pamjen & zbrazjen e paautorizuar.
Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë!”- sqaron Veliaj.

SHKARKO APP