Kryesia e parlamentit hedh poshtë akuzat e Presidentit të Republikës
Reagimi i Kuvendit të Shqipërisë pas akuzave të Presidentit të Republikës se Kuvendi ka manipuluar provat për në Gjykatën Kushtetuese, është si vijon:
“Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.
Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”- deklaron Kuvendi.
KOHA JONË SONDAZH

