Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës antishqiptare
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaron se sjella e Edi Ramës ndaj Kosovës është një sjellje antishqiptare.
Sipas Kryemadhit, projekti për copëtimin e territoreve të Kosovës dhe “Mini-Schengeni Ballkanik” janë nisma jotransparente dhe pa qëllime e objektiva të qarta. Për më tepër që mbrohen duke fyer e sulmuar udhëheqësit politikë në Prishtinë.
Postimi i plotë i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:
SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE
Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarrët e tij demagogjikë për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.
Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës.
Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jotransparente, pa qëllime e objektiva të qartë, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.