Kujdes! Ora 22.00 fillon ora e shtetrrethimit, mos dilni se gjobiteni 100 mijë lekë

Nga sonte fillon shtetrrethimi, nga ora 22.00 deri në ora 06.00 nuk lejohet dalja nga shtëpia.

Leje për dalje (sherbimi për qytetarët për arsye pune dhe arsye të domosdoshme) https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13659

Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve (sherbimi per bizneset per transport stafi dhe qarkullim per sherbimet e subjekteve) https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13835
Kujtojmë që personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;
Policia e Shtetit do ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjoba shkon në 100 mijë lekë.

SHKARKO APP