Kuksianët e Ramës nesër nuk do udhëtojnë Londër-Kukës, por do vijnë në Rinas dhe më pas për Kukës!
Kryesore E Shtunë, 17 Prill 2021 10:41
Zhurma e madhe e mediave të qeverisë se aeroporti i Kukësit është gati për fluturime ndërkombëtare ka marrë një përgjigje negative nga Eurokontrolli pasi për momentin nuk ka standartet e duhura dhe as garancinë e nevojshme për uljen e avionëve, ndonëse kryeministri dhe Rilindja po bëjnë zhurmë se “po vijnë çunat e Kukësit direkt nga Anglia në Kukës”.
Ja se çfarë shkruan gazetari i njohur i BBC dhe i Top Channel, Ben Manaj.
Nga Ben Manaj (Londër)
Aeroporti i Stanstead në Londër konfirmoj zyrtarisht përmes zëdhenësit të saj të Qendrës së Medias për Top Channel në Londer se fluturimi i Air Albania ditën e dielë në orën 08:00 të mëngjesit, do të jetë Londer-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjell kuksianët që e kanë sharë Ramën në mediat sociale, sic thotë Kryeministri!
Pas uljes në Tiranë, avjoni, do bëj fluturimin Tiranë-Kukës!
Fakti që nuk fluturon direkt Londër-Kukës ndoshta ka të bëj me rregullat evropiane të fluturimit për shkak të aeroportit të ri, i cili nuk është 100 përqind i gatshem momentalisht për fluturime nderkombetare! (Ben Manaj)
Ndërkohë kryeministri Rama në profilin e tij në facebook shkruan se “Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”
KOHA JONË SONDAZH

