“Kupola e Rilindjes” kërcënon Kryeministrin Rama: Mos guxo të na heqësh!

Rilindja mbetet një sekt në PS, të cilën e pushtoi, e sakatoi, i hoqi palcën socialiste dhe mori krejt paratë e pasuritë e shqiptarëve, duke u bërë rrezik për të gjithë. Edi Rama e krijoi këtë sekt, e fuqizoi dhe e financoi duke i dhënë liri veprimi për të kapur gjithçka në Shqipëri.

Tani Rama ndodhet në krye të këtij Sekti, por ata poshtë tij janë fuqizuar dhe kanë bërë lidhje të shumëfishta me njeri tjetrin, aqsa mund të hanë edhe Edi Ramën , kur të mos iu duhet më. Me sa duket fakti që kryerilindasi nuk po guxon të ndryshojë qeverinë, siç do vetë, fakti që paralajmëron se do bëjë ndryshime në kryesinë e PS (më saktë të Rilindjes) por nukbëri dot asgjë, tregon se Edi Rama tashmë nuk ka më forcë të vendos i vetëm, sepse ngrihet Kupola.

Në raste të tilla pushteti jo demokratik, e ku mbizotëron sistemi mafioz italian, shefi i grupit nuk mund të bëjë siç bënte dikur, pasi ka plot “rilindas” të cilat janë fuqizuar me lekë, pasuri, mafie, lidhje okulte paralele, duke kuptuar se si një GRUP MAFIOZ nuk mund të funksionoj sistemi i Kapos së dikurshme siçiliane, por në bashkëvendim. Pra nëse do Rama të heqë një ministër, nuk mundet të firmosë largimin e tij pa lejen e GRUPIT. Nëse synon të heqë ndonjë nga kryesia e PS, pra KUPOLA, nuk mundet prapë, sepse e dijnë që nëse heq njerin, nesër mund të palosë tjetrin e kështu me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Edi Rama nuk prek dot as qeverinë, as Kryesinë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Bile as kandidatët për deputetë nuk i firmos dot pa lejen e KUPOLES!

Ndaj është Rilindje e jo PS, se ka rregulla të tjera funksionimi e jo si parti politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?