Kurti takim ”kokë më kokë” për rreth 2 orë me Ramën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ”kokë më kokë” me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Tiranë në ”Vilën 30”, për gati 2 orë. Mediat kosovare raportuan se Kurti ka deklaruar gjatë mbledhjes në Kosovë se: “Kishte një takim urgjent me Ramën”, por ende nuk dihen detaje.

Po ashtu Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.

Takimi vjen në një moment që Kosova sot u prek nga një sulm kibernetik. Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimit

Swiss Digital Mobile Reklama

Para takimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?