Kushtetuesja praktikisht i ka rrëzuar zgjedhjet vendore
Nga Daniel Muçaku-
Gjykata Kushtetuese me tre pyetjet e publikuara sot në lidhje me çfarë ka kërkuar nga Komisioni i Venecias, ajo praktikisht i ka rrëzuar zgjedhjet njëpartiake vendore të 30 qershorit 2019.
Tek pyetja drejtuar Venecias, gjykata pyet tekstualisht: “Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”.
Pra Kushtetuesja pyet troç se kush është me kryesori, periociditeti i zgjedhjeve apo pluralizmi politik i këtyre zgjedhjeve. Ndaj Kushtetuesja vë në dyshim se pa pluralizëm politik, nuk ka demokraci. Natyrisht që për një shoqeri mbetet më i rëndësishëm pluralizmi se sa periociditeti ose me saktë më shumë vlen demokracia në zgjedhje se sa data kur bëhen ato!
Venecia si një organizëm keshillues i Bashkimit Europian, do të vendos pikësëpari për zbatimin e pluralizimit politik para një formaliteti kohor, që gjithsesi edhe ai ka vlerën e tij. Por shoqeritë demokratike kanë si parim konkurimin me votë dhe jo votimin partiak në rrjesht se kështu do kryeministri apo partia.
Pyetja e bërë mes dy pyetjeve të tjera, mbetet pyetja që do jap përgjigjen vendimtare nga Venecia. Prandaj kushdo e ka hartuar këtë pyetje ka bërë gjenë më të mirë për demokracinë shqiptare. Zgjedhje fikse se kaloi data dhe ora apo zgjedhje pa pluralizem, natyrisht që Komisioni Venecias do të thotë se së pari duhet ruajtur Pluralizmi Politik.
Ndaj duket se KRYEMINISTRI e ka parandjerë përgjigjen e Venecias, e cila do vijë nga muajit tetor i këtij viti dhe ka filluar de facto fushatën zgjedhore vendore duke shkuar rreth me rreth. Në pranverë 2022 parashikohet se do kemi zgjedhje vendore.
Në një farë mënyre, politikisht, vendimin e gjykatës kushtetuese për të bërë zgjedhjet e reja vendore e do edhe kryeministri Rama. Me këtë rast zbut oreksin e Opozites për pushtet local, por edhe vetë pastron nga disa bashki emra që i ka vendosur gabimisht ose që është penduar. Deri tani janë Bashkia e Shkodrës , e Durresit, e Vores, e Lushnies pa kryetar. Pa harruar se kryebashkiaku i Vlorës ia shkaterron nervat kryeministrit e me këtë rast e heq fare dhe qetësohet kur shkon në Vlorë. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli po e sfidon hapur dhe pa e çarë koken fare për Edi Ramën.
Nisur nga pyetja e bërë, nisur nga interesat momentale të Kryeministrit, si duke parë se PD do pak ushqim lokal; zgjedhjet do përsëriten.
Në Tiranë do kemi supër përballje sapo të vendos gjykata kushtetuese. Përballë Erion Veliajt do jetë një kandidaturë e fortë, ku flitet se do te kandidoie vetë Ilir Meta. Natyrisht pasi fiton në gjykatën kushtetuese mos shkarkimin, sepse në të vertetë nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Dhe jep dorëheqjen si president e direkt në fushatë për Bashkinë e kryeqytetit.
Këtë kandidim, sipas burimeve, Meta ia ka kërkuar LULZIM BASHES, pra që të jetë kandidaturë e krejt Opozitës. Në të kundërt, LSI-ja do t’i verë kandidatët e saj në çdo bashki dhe praktikisht PD-ja nuk merr as Shkodrën. Nga kjo matematikë zgjedhore Ilir Meta e ka mbyllur për Tiranën kandidimin në emër të Opozitës.
Atëhere përballja Ilir Meta me Erion Veliajn do jetë epokale. Dhe si rregull fiton Luani i politikës!
Dihet se kush është Luani, në këtë rast!