Lajm i fundit/Bombardimet e forcave ruse i afrohen qendrës së Kievit

Bombardimet e forcave ruse u afruan më pranë qendrës së Kievit, ndërsa një sërë predhash goditën zona të banuara të kryeqytetit.

Zyrtarët thonë se ato ishin goditje me artileri. Duket se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit po bëhet më sistematik.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se predhat e artilerisë goditën katër ndërtesa shumë-katëshe në qytet duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Goditjet e së martës në një rajon në perëndim të Kievit, i dhanë fund një qetësie disa ditore në qytet, që kur autokolona e gjatë me mjete të blinduara ruse ishte bllokuar në afërsi të qytetit në ditët e para të luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh në një ndërtesë 15 katëshe. Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitçko shpalli gjendjen e shtetrrethimit për një periudhë 35 orëshe, që do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të enjten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit tha të martën se numri i banorëve ukrainas që janë larguar nga vendi i kaloi 3 milionë. OKB-ja thotë se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?